Batuta dhe ngacmime mes sekretarit të klubit Vllaznia, Blendi Dibra, fizioterapistit të njohur, Ervin Kapaj si dhe dy lojtarëve të Dinamos, Sabjen Lilaj dhe Agimi Ibraimi. Dibra ka qenë ditën e djeshme i pranishëm në klinikën e Ervin Kapajt dhe rastësisht është takuar me dy lojtarët e Dinamos.

Nuk ka munguar batutat mes tyre me Dibrën që i thotë Sabjen Lilajt që të vinte te Vllaznia kur e kërkonin gjatë merkatos së janarit. Sekretari i Vllaznisë më pas kërkon të takohet edhe me Agim Ibraimi, ndërsa në këtë mes me humor është edhe futur, fizioterapisti Kapaj duke thënë se nuk i merr dot këta të dy nga Dinamo pasi kanë paga të larta.

Blendi Dibra drejtuar Sabjen Lilajt: Të thashë hajde te Vllaznia. (qesh)

Lilaj: Më the më the.

Dibra: Ku është ai Agim Ibraimi?

Fizioterapisti Ervin Kapaj: Ibraimi nuk ta japim. Nuk i merr dot këta ti se kanë rroga të larta këta. Ibraim ka ardhur drejtori kastile për ty.