Futbolli i femrave është një sport që në Shkodër ka një vëmendje të veçantë. Në emisionin sportiv “Star Sport” ishte i ftuar trajneri i Murlan femra, Arben Parmeza.

Kreu i pankinës së Murlanit foli për këtë fillim kampionati tek femrat, por nuk la pa hedhur një “kunj” edhe për rivalët e tij.

Parmeza u shpreh: “Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme këtë javë. Ishte fitore e lehtë, por që i bën mirë skuadrës. Kemi punuar shumë seriozisht gjatë gjithë verës për të bërë një ekip sa më konkurues për sezonin.

Mendoj se kemi për të zhvilluar një kampionat të mirë. Por, ajo që më çudit tek futbolli i femrave është se ne na morën kundërshtarët 3 lojtare të formacionit 4 ditë para se të fillonte kampionati.

Diçka që s’mund të ndodhë askund, pasi të përgatisësh ekipin me ato vajza e të largohen pak para fillimit është e paimagjinueshme. Disa skuadra funksionojnë kështu, por nuk është e drejtë e nuk duhet ndodhë kjo gjë”.
Endri ÇINARI