Kjo merkato solli largime masive nga Europa për në vendet arabe, sa i përket lojtarëve të Kombëtares. Armando Broja mund t’i bashkohet listës ku ndodhen Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha.
Njësoj si Jasir Asani, i cili ndodhet në Iran, eksperienca për disa emra të rëndësishëm vazhdon në Lindjen e Mesme. Asllani tek Al Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bajrami tek Al Tauon në Arabinë Saudite janë të huazuar, duke qenë jashtë planeve të Interit dhe Rejnxhërs.
Gjimshiti ndërkohë hoqi dorë nga Atalanta, për të provuar një eksperiencë të re në Arabinë Saudite me Al Diriah. Hoxha, emri i të cilit u përfol vazhdimisht në Europë, po ashtu pritet të zyrtarizohet nga Dinamo Zagreb tek Al Uahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Broja është futbollisti tjetër, për të cilin është raportuar interes nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nëse edhe sulmuesi i Bërnlit largohet nga Anglia, atëherë do i bashkohej eksodit.


