Real Madrid vazhdon të mbetet në krizë rezultatesh, pasi edhe në takimin e sotëm kundër Celta Vigo-s nuk ka mundur të marrë tri pikët. “Los Blancos” janë ndalur në barazim 2-2 në transfertë, në takimin e vlefshëm për javën e 18-të të La Liga-s. Wass kaloi Celta Vigo-n në avantazh në minutën e 33-të, por Bale realizoi dopietë duke përmbysur gjithçka. Në pjesën e dytë, Iago Aspas humbi 11-metërsh për Celta-n, pasi portieri Navas kuptoi gjithçka dhe neutralizoi gjuajtjen e lojtarit kundërshtar.

Nuk vonoi shumë dhe goli i barazimit për Celta Vigo-n erdhi në minutën e 82-të kur Gomez shënoi me kokë, 2-2.

Real Madrid gjendet në vendin e 4-t në renditje me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona e vendit të parë. Madrilienët kanë një ndeshje më pak.