Faqet e para të shtypit të sotëm sportiv padyshim që tashmë janë të mbushura me lajme merkatoje. Normale ngaqë është periudha e lëvizjeve të lojtarëve dhe nga ky proces po kërkon të përfitojë edhe Vllaznia. Ditët e fundit ajo ka qenë shumë aktive me afrimin e dy lojtarëve por nuk do të ndalet këtu mesa duket. Kjo pasqyrohet më së miri edhe në shtypin e sotëm sportiv kur flitet për lëvizje të tjera të kuqebluve.

“Sport Ekspres” vjen me titullin e madh: “Vllaznia, në sulm për të larguarit nga të kuqtë”. Bëhet fjalë pikërisht për dy mbrojtësit, Krasniqi e Malota që janë lënë të lirë nga Partizani dhe shkodranët janë të interesuar të marrin shërbimet e tyre. Për më tepër lexoni faqen e parë të kësaj gazete: