Skuadra shkodrane e ka nisur “me vrull” stërvitjen dimërore në Ulqin. Pas një seance të parë të zhvilluar ditën e shtunë pas mbërritjes në këtë qytet, dita e djeshme ka qenë më e ngarkuar për futbollistët kuqeblu. Ata kanë zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradreke, në një nga palestrat e këtij qyteti, ato kanë zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes atletike Gjergji Poloska.

Ndërsa pasdite kanë zbritur në terrenin stërvitor duke zhvilluar seancën e dytë.

Një histori e tillë do të vazhdojë përgjatë gjithë këtyre ditëve dhe padyshim që stafi teknik kërkon t’u japë ngarkesat e duhura lojtarëve në mënyrë që të përballojnë si duhet gjysmën e dytë të kampionatit.
© shkodrasport.com