Fitorja në javën e parë të kampionatit ndaj Teutës është zbehur në njëfarë mënyre nga humbja e sotme ndaj Partizanit për volejbollistët e Vllaznisë. Ata janë mundur 3-1 në takimin e luajtur në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ me rezultatin 3-1

Ndeshja ka nisur më mirë për Vllazninë e cila arriti të fitonte setin e parë me shifrat 25-21. U duk se me me fitoren e këtij seti, volejbollistët shkodranë do të dominonin në fushë por nuk do të ndodhte kështu.

Partizani zgjodhet dhe fiton setin e dytë 25-23 dhe këtu merr kthesë e gjithë ndeshja. Në të tretin janë të kuqtë të cilët fitojnë me lehtësi 25-12 duke kthyer takimin në favorin e tyre.

Epërsia e tyre do të vazhdonte edhe në setin e katërt 25-14 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Partizani në këtë mënyrë siguroi fitoren e parë në kampionat, ndërkohë që Vllaznia pëson humbjen e parë.

Javët e ardhshme do të dhurojnë të tjera sfida të forta për kuqeblutë të cilët padiskutim që do të shërbejnë për të treguar vlerat e veta dhe për të qëndruar sërish në vendet e para të renditjes së kampionatit.
www.shkodrasport.com