Sfida Serbi-Zvicër u mbyll me fitoren e “helvetëve” dhe eliminimin e serbëve nga Kupa e Botës në Katar.

Tensioni u shfaq mes lojtarëve në fushë, por edhe tifozëve në tribunat e stadiumit.

Tifozët shqiptarë që kishin shkuar për të parë dhe mbështetur Zvicrën nuk u lejuan të mbanin brenda në stadium flamujt.

Por ata ia arritën që të merrnin disa prej simboleve shqiptare, siç është plisi kombëtar me shqiponjë.

Diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve serbë të cilët i spinuan te rojet e sigurisë në stadium.

Në mediat dhe rrjetet sociale po qarkullon një video ku një grup tifozësh serbë flasin me rojet dhe më pas disa prej tyre shoqërojnë tifozin shqiptar.