Te Swansea ka pak diskutime, goli i mesfushorit shqiptar, Bersant Celina, është shpallur si më i miri i muajt tetor që sapo lamë pas.

Më saktësisht flitet për ndeshjen ndaj Ipswich, teksa pas një aksioni që nis nga një hedhje në aventurë e portierit të Swanseat, që bën disa pasime me guxim të tepruar në zonën e tij, loja zhvendoset me sukses në gjysmëfushën kundërshtare.

Vetëm me pasime të sakta dhe top që nuk kapet asnjëherë nga kundërshtari, Bersant Celina e ka marrë sferën pa hyrë në zonë, për ta dërguar atë në rrjetë.

Ky realizim ka marrë më shumë se 50% të votave të tifozëve, që kurrsesi nuk mund të linin pa vlerësuar një perlë të tillë që nis nga këmbët e portierit. /Shqiperia.ch/