Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Egnatias është vetëm hapi i parë në sfidën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes dy skuadrave. Por sigurisht është i një rëndësie të veçantë për të dy ekipet.

Shkodranët dhe rrogozhinasit rivalizojnë edhe në kampionat për renditjen në zonën e Europës ndaj përballja e tyre në këto gjysmëfinale, mund të shërbejë edhe për garën në Superiore, ky objektivi i të dy skuadrave është sigurimi i pranisë në aktivitetet ndërkombëtare gjatë verës.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Heriç, Jonuzi, Marku, Latifi, Balaj.
Trajner: G Sedloski

EGNATIA: Sherri, Malota, Atanda, Musta, Fangaj, Mëllugja, Agbekpornu, Xhekson, Fernando, Paulauskas, Duamena.
Trajner: E. Tetova