Këtë të diel, u luajtën edhe ndeshjet e fundit për javën e katërt në Abissnet Superiore. Pavarësisht humbjes, Partizani mbetet në vendin e parë, me 9 pikë.

Surpriza është Erzeni që renditet në vendin e dytë me 8 pikë. Vendi i tretë për Bylisin, që ndodhet në kuotën e 7 pikëve.Më pas vijnë Egnatia dhe Vllaznia me nga 6 pikë, ndërsa Tirana dhe Kastrioti, janë në kuotën e 5 pikëve.

Kukësi mban vendin e fundit me 2 pikë, ndërsa Teuta dhe Laçi qëndrojnë një vend më sipër me nga 3 pikë. Nje renditje disi e çuditshme kur ke parasysh qe disa prej skuadrave pretendente ndodhen poshte ne renditje.

Njera nder to eshte edhe Vllaznia e cila javen e kaluar ishte e dyta me 6 pike , por tashme pas ndeshjeve te kesaj jave ka zbritur ne vendin e peste dhe ka mbetur ne te njejten kuote pikesh.


Renditja:

1. Partizani 9 pike

2. Erzeni 8 pike

3. Bylis 7 pike

4. Egnatia 6 pike

5. Vllaznia 6 pike

6. Tirana 5 pike

7. Kastrioti 5 pike

8. Laçi 3 pike

9. Teuta 3 pike

10. Kukesi 2 pike