Laçi mori një tjetër humbje në kampionat, këtë herë kundër Bylisit. Ishte një gol spektakolar nga ana e shkodranit Aleksander Trumçi, ai që i solli tre pikët mallakastriotëve.

Autori i golit ka folur në një lidhje paralele me “Ora Sport” në “Ora TV”, kua ka treguar edhe reagimet në kampin ballshiot në lidhje me golin e shënuar prej tij. Trumci ka folur edhe për objektivat e klubit, duke hedhur sytë lart, në pjesën europiane të tabelës së klasifikimit.

“Hera e parë nuk është, por të them të drejtën ishte një gol me shumë vlerë. Shokët e ekipit nuk e prisnin këtë gol. Bellai më përgëzoi shumë për atë gol. U çudit, normale. Te Bylisi ndihem shumë mirë.

Kemi një ekip shumë të mirë, jemi të gjithë çuna të rinj që punojmë. Stafi është shumë i mirë, po ashtu edhe trajneri. Qendrimin nuk e diskutojmë fare, pse të mos shikojmë edhe më lartë? Përse të mos shikojmë për Kupat e Europës?”, ka deklaruar Aleksandër Trumci