Thursday, April 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDy çiklistët e Vllaznisë Bekim Tafili e Alesio Kola, pjesë e kombëtares...

Dy çiklistët e Vllaznisë Bekim Tafili e Alesio Kola, pjesë e kombëtares shqiptare në Turin e Bosnjë- Hercegovinës

Ditën e sotme është nisur drejt Bosnjës- Hercegovinës ekipi kombëtar i çiklizmit i cili do të marrë pjesë në Turin Ndërkombëtar të këtij vendi. Pjesë e ekipit tonë kombëtar janë edhe dy çiklistët e Vllaznisë, Bekim Tafili dhe Alesio Kola.

Të dy ata janë 19 vjeçarë dhe konsiderohen elementë me perspektivë për të ardhmen dhe si rrjedhojë janë ftuar për të marrë pjesë në këtë event të rëndësishëm ku padyshim që ajo do t’i shërbejë edhe si marrje eksperience për karrierën e tyre të mëtejshme.

Pjesë e kombëtares në këtë Tur duhej të ishte çiklisti tjetër i Vllaznisë Kristel Sota, por ai për arsye familjare nuk ka mundur të jetë pjesmarës në garat e Bosnjë- Hercegovinës.

Tek Vllaznia vijon të punohet shumë mirë dhe çiklistët e saj janë protagonistë në të gjitha garat kombëtare që zhvillohen dhe tashmë do të mundohen ta thonë fjalën e tyre edhe me ekipin kombëtar.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments