Thursday, April 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran Belajdi Pusi shënon golin e 15-të dhe kryeson renditjen e...

Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi shënon golin e 15-të dhe kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në Ligën e Parë ruse

Shkruar nga Gjergj KOLA

Belajdi Pusi shënon sërish për skuadrën e tij Fakel. Goli i shënuar në ndeshjen e fundit ndaj ekipit Rodina ishte i 15-ti për të në këtë kampionat. Por nëse në rastet e tjera golat e sulmuesit shkodran kanë kontribuar në marrjen e rezultateve pozitive për skuadrën e tij, këtë herë ka ndodhur ndryshe.

Pusi ka dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare në minutën e 86-të dhe ai vulosi rezultatin përfundimtar 3-1 në favor të ekipit Rodina. Me këtë fitore, ky ekip e ka ngushtuar në 4 pikë diferencën me skuadrën e Belajdi Pusit që vazhdon të kryesojë i vetëm renditjen e kampionatit.

Dhe një meritë jashtëzakonsisht të madhe në këtë ecuri të deritanishme të Fakel ka edhe 28 vjeçari shqiptar i cili po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe si rrjedhojë ai me shumë mundësi sezonin e ri do të luajë në elitën e futbollit rus.

Pusi kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të Ligës së Parë ruse me 15 gola, i ndjekur nga futbollisti Artim Maksimenko me 13 gola dhe Amur Kalmykov me 12 gola. Sulmuesi shqiptar konsiderohet pretendenti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” të këtij kampionati, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i tij.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments