Kastrioti doli i humbur nga transferta me Egnatian. Krutanët u mposhtën 1-4 nga rrogozhinasit. Pas kësaj humbjeje për “Oversport” trajneri Emiliano Çela do të deklaronte se:

Humbja? Me vjen keq se si ndodhi. Ishim gjatë gjithë kohës në kontroll të ljës, patëm dhe qarkullim. Bëmë gabime amatoreske dhe e kishim përgatirur mirë ndeshjen, por fatkeqësisht nuk na doli ashtu. Ne patën posedimin e topit dhe bëmë lojës, por cilësia e kundërshtarit u duk, pasi shënoi golat. Barazuam dhe madje kishim dhe mundësi të kalonim në avantazh. Humbën dhe penalltinë. Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin. Suksese ekipit kundërshtar, morën fitoren.

Loja e zhvillua në pjesën e dytë? Është e vështirë të luash në këtë mënyrë. Jemi në limitet dhe kur je në limite duhet të fitosh lojën me armët që ti ke. 3 zëvendësimet që bëra në fillim të pjesës së dytë ishin të detyrueshme dhe për këtë vendosa të ndryshoj. Përdora të gjithë arsenalin tim. Patëm shumë probleme dhe ekipet e mia nuk janë të tilla. Dua ekip që është cinik dhe që merr pikët

Rexhinaldo? Është një lojtar që vjen prej një pauze të gjatë dhe ne u japim të bëjnë brenda limitit të tyre. Në zëvendësimet i bëjmë që t’u japim më shumë frymë dhe emergji. Murbegu u largua tashmë presi që Rexhinaldo të bëjë mirë. Shpresoj që në vazhdim të marrim dhe rezultatet që të na rrisin moralisht për vazhdimësinë.