Ndeshja e kësaj fundjave me Besën është e një rëndësie shumë të madhe për Vllazninë. Në rast se ajo do të pësojë një tjetër humbje, sigurisht që gjërat për të do të përkeqësohen edhe më shumë se do të ishte humbja e tretë rradhazi në kampionat. Kuptohet që një situatë të tillë nuk e dëshiron askush në kampin shkodran. Megjithatë, ka shumë besim se gjërat mund të ndryshojnë. Vetë futbollistët mendojnë se I kanë mundësitë për ta ndryshuar këtë situatë të krijuar. Po ashtu edhe stafi drejtues. Atyre u duhet mbështetje si nga tifozët ashtu edhe nga drejtuesit. Mbase për këtë ndeshje, më shumë se për të gjitha të tjerat, duhet edhe vënia e një premioje për t’I ndihmuar edhe më tepër futbollistët e Vllaznisë. Nëse ata nuk marrin pikë në këtë ndeshje, me shumë mundësi gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë në javët e ardhshme. Për këtë arsye, duhet përqendrim maksimal për këtë ndeshje, paçka se kjo nuk po shihet ashtu siç duhet duke nisur nga trajneri që prej tre ditësh nuk është në stërvitje me ekipin.
Besa. Skuadra kavajase që ka mbajtur për një javë edhe ajo vendin e dytë ashtu si Vllaznia, dje ka mbërritur në të tetin pas humbjes 0-3 në Kukës. Ka qenë një humbje që ka tronditur jo pak kampin e Besës dhe presidenti Bizhdili sigurisht që do kërkojë kthesën nga skuadra e tij. Mosluajtja e kësaj ndeshje në Kavajë për shkak të dënimit të kësaj fushe, sigurisht që nuk është një plus për tëp or as për Vllazninë e cila nuk është mësuar të përfitojë nga të tilla gjëra. Sfida e kësaj fundjave konsiderohet shumë e rëndësishme dhe me siguri që barazimi nuk I bën punë asnjërës skuadrës. Kush do fitojë? Sigurisht skuadra që do tregojë më tepër grintë dhe do të jetë më e aftë të tregojë se di të kalojë momentet e vështira në të cilën ndodhen. Vllaznia në fakt shpeshherë ka treguar se mund të dalë nga situata të tilla por megjithatë nuk ka shumë garanci në këtë gjë. Duhet parë realisht se si do reagojë ajo ndaj Besës këtë herë.
Gjergj KOLA