Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Roland Luçi është shumë i kënaqur për suksesin që po arrin kolegu i tij Armando Cungu tek skuadra e Kukësit. Të dy sëbashkua ata kanë punuar për një periudhë të shkurtër teksa kanë drejtuar skuadrës shkodrane dhe ndoshta ngaqë ia njeh mirë aftësitë ish-kolegut të tij dhe nisur nga ajo që në verë drejtuesit e klubit, nuk besuan tek kjo kandidaturë, sot Luçi gjen rastin t’u kujtojë drejtuesve të futbollit në Shkodër se gabuan që nuk patën besim tek kandidatura e tij në verë.”Me fitoren e djeshme ndaj Besës, Armando Cungu përmes Kukësit, u tregon drejtuesve të futbollit në Shkodër, sidomos Këshillit të Trajnerëve që injoruan kandidaturën e tij dhe duke propozuar “unanimisht’ si trajner të Vllaznisë dikë tjetër, indirekt e injoruan atë unanimisht.


Rezultate dhe renditja në kampionat e skuadrës së Kukësit që drejtohet pikërisht prej tij, flasin një gjuhë të qartë që duhet kuptuar më në fund nga instancat përkatëse drejtuese të futbollit në Shkodër”-ka thënë Luçi. Më poshtë, ai e sqaron edhe më qartë se pse ka menduar në këtë mënyrë. Ai nuk ka asnjë interes të dalë kundër kujt apo të bëjë opozitë. Thjesh u kujton se çfarë u ka thënë këtyre drejtuesve që në verë. “Unë kam kritikuar mënyrën e drejtimit të punëve tek Vllaznia (për shembull për caktimin e trajnerit) nëpërmjet shembullit të Cungut si trajner në Kukës. Që Vllaznia të dali kampione, duhet punuar ndryshe nga sa punohet tash sa vjet në Shkodër dhe sidomos ndryshe nga sa ua do qejfi dhe interesi i atyre X apo Y personave që kanë punuar deri tani”-thotë Roland Luçi.

 

www.shkodrasport.com