Lajme të mira në kampin shkodran. Herald Marku dhe Aleksandër Isaevski janë rikuperuar dhe janë gati për trajnerin Thomas Brdariç.

Dy lojtarët titullarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë sezon të Superiores patën pësuar një dëmtim që i la jashtë për disa javë.

Por, fatmirësisht të dy futbollistët kanë kryer fazën e riaftësimit e tanimë priten të jenë në fushë në ndeshjen kundër Bylisit që luhet nesër në Loro Boriçi. Sakaq një tjetër lajm jo i mirë vjen nga infermieria teksa mësohet se Victor Da Silva do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë.

Braziliani pësoi një tërheqje muskulore ndaj Kukësit e në këtë mënyrë është i detyruar të qëndrojë pushim për dy sfidat e ardhshme. Një sezon jo shumë me fat për mesfushorin e afruar në merkaton e verës nga shkodranët pasi dëmtimet e kanë penalizuar duke e mbajtur për shumë kohë jashtë fushës së blertë./newsport/