Trajneri Armando Cungu e ka bërë në shtesën e parë ndërrimin e parë në këtë ndeshje, konkretisht në minutën e 99-të. Një ndërrim i bërë shumë vonë, ndoshta ngaqë skuadra po funksiononte mirë deri atëherë.

Ndoshta kjo zgjedhje është ndikuar edhe nga dalja me karton të kuq e brazilianit De Oliveira në minutën e 72-të.

Mund të ishte menduar pikërisht ai ndërrimi i parë i kurbinasve në këtë ndeshje. Gjithsesi, Cungu i kishte bërë llogaritë edhe për shtesën, siç shkoi ndeshja në fakt.

Donald dhe Klejdi Rapo u hodhën në fushë për të ndihmuar ekipin në shtesë, kur duheshin më shumë energji, ndërsa ndërrimi i Mentor Mazrekajt ishte më tepër për të gjuajtur penalltinë.

Duhet thënë se Laçi i menaxhoi shumë forcat në raport me kundërshtarin gjatë 120 minutave të lojë.