Ishte paralajmëruar se do të kishte edhe një ndërhyrje në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ajo u realizua mbrëmjen e sotme me firmën e Nertil Hoxhajt. Me ardhjen edhe të këtij futbollisti, reparti i mbrojtjes së Vllaznisë duket “i blinduar” teksa për çdo pozicion janë nga dy lojtarë dhe nuk do të ketë nevojë të bëhen “shpikje” si gjatë sezonit të kaluar kur sulmuesi në raste nevojë vendosej si mbrojtës.
Trajneri Brdariç duket se do të jetë i qetë në këtë drejtim sepse të gjitha kërkesat e tij janë plotësuar. Për krahun e djathtë, është piketuar si titullar në këto momente Erdenis Gurishta por i gatshëm në çdo moment do të jetë Elmir Lekaj.
Në të majtë sakaq, Aleksandar Isaevski mendohet të jetë një pikë e fortë e skuadrës por maqedonasi do të ketë alternativë në çdo moment dëmtimi apo ndëshkimi me kartona, Nertil Hoxhajn.
Dyshja e qendrës ndërkohë ka të gatshëm katër lojtarë me dyshen Mevlan Adili- Cassius Vinicius Coelho që është menduar të jetë titullare ndërsa Dajan Shehi dhe Enes Isufi do të jenë të gatshëm.
Në këtë mënyrë, tashmë skuadra është plotësuar me mbrojtësit e duhur dhe problem mbetet vetëm arritja e formës së duhur fizike për të gjithë lojtarët dhe harmonizimi sa më i shpejtë me njëri- tjetrin. Nderkohe ende nuk dihet se çfare do te behet me lojtaret e tjere te rinj te ketij reparti si Repaj, Smajli, Bushaj e ndonje tjeter dhe me shume gjasa ata do te huazohen ose do te kalojne tek ekipi U21.
www.shkodrasport.com