Velipojakët kanë humbur edhe ndeshjen e dytë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë me Pogradecin duke i dhënë fund aventurës së tyre në këtë kompeticion për këtë sezon. Ata janë mundur sot në Pogradec me rezultatin 0-2.
Vendasit kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë loje duke siguruar kalimin në turin tjetër përballë një Ade e cila kishte udhëtuar për këtë ndeshje me formacionin e saj të dytë. Bregdetarët kishin humbur edhe ndeshjen e parë me rezultatin 1-2 në fushën e tyre dhe pikërisht ky rezultat, i kishte hequr pretendimet atyre për këtë ndeshje të dytë. Pretendimet e drejtuevse të këtij ekipi janë përqendruar tek sfida e rradhës për kampionat me Gramshin që do luajnë ditën e shtunë në Velipojë.