Vllaznia ka fituar pa asnje problem ne ndeshjen e luajtur sot pasdite ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Butrintit te Sarandes ne ndeshjen e kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise. Rezultati perfundimtar i ndeshjes ka qene 2-0 per kuqeblute. Goli i pare eshte shenuar nga Arsen Hajdari qe ne minuten e 5-te te ndeshjes nderkohe qe e gjithe pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol te shenuar.

Ne pjesen e dyte, ka patur edhe nje gol tjeter nga Sukaj ne minuten e 78-te. Me kete fitore, perfundimisht Vllaznia siguron kalimin ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise, ndeshjet e te cilit do luhen me system grupi.

Vllaznia- Butrinti 2-0

Vllaznia: Gjokoviç, Shaba, Petroviç (Sykaj 46’), Danaj, Hajdari, Djepaxhia, Nimani, Karakaçi, Bardulla, Gjini (Erkoçeviç 58’), Sinani (Sukaj 58’). Tr: M. Josa

Butrinti: Sejdini, Xhuvani, Xhibro, Alzeneli, Spiropali (Ezerioha 34’), Kordha (Ngjela 46’), Haxhi (Dorti 19’), Sulejmani, Nela, Papa, Rugji. Tr: M. Gurma

Shënues: Hajdari 7’, Sukaj 78’

Gjyqtarë: R. Pjetrushi, E. Muça, P. Simoni (Lezhë)

Kartona të verdhë: Sykaj