Për një skuadër futbolli kur flitet për shifra, natyrisht që ndër fjalët që përmenden më shumë është edhe ajo “premio”. Një të tillë ka fituar dje Vllaznia nga Bashkia e qytetit të Shkodrës. Madje edhe shuma është e konsiderueshme teksa ky institucion i ka akorduar shoqërisë aksiore Vllaznia shumë shtesë prej 60 milionë lekësh të vjetra në fondin e saj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak ku njëra nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi i këtij fondi për futbollin. Kapitali themeltar prej 20 milionë lekësh të vjetra që është dashur për të krijuar shoqërinë aksionere Vllaznia, sigurisht që nuk del për të përballuar nevojat e mëdha që ka një skuadër futbolli. Me 60 milionë lekët e miratuar sot, gjërat do rregullohen disi ndërkohë që priten të tjera të ardhura deri në fund të vitit nga sponsorë të ndryshëm në formë reklamash apo vendosje e logos në fanellat e ekipit