Bekim Balaj ka shpërthyer sot në Austri. Sulmusi kuqezi ka shënuar dopietë në ndeshjen e raundit të 1/32-ave të Kupës së Austrisë kundër Insbrukut, ekip i ligës së katërt të Austrisë.

Pasi realizoi fillimisht në minutën e katërt, Balaj shënoi dhe në minutën e 29-të të sfidës duke e çuar rezultatin në 4-0. Aktualisht, Sturm Grazi kryeson me rezultatin 5-0.

Një sinjal shumë i mirë për Shqipërinë e cila brenda pak ditësh do të nisë përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Per sulmuesin shkodran gjate veres u perfol se mund te largohej nga Shturm, megjithate drejtuesit ngulen kembe ta mbajne ne skuader.

Dhe fillimi i sezonit te ri duket shume i mbare me keto dy golat e sotem. Shpresojme qe ai te beje te njejten gje edhe me kombetaren ne ndeshjet e pas pak diteve.