Gjate dites se sotme u perfol per mundesine e veshjes kuqeblu edhe te futbollistit Nertil Hoxhaj dhe keshtu ka ndodhur. Pak minuta me pare ka qene vete klubi Vllaznia qe ka zyrtarizuar firmosjen e kontrates me kete futbollist.

Drejtori Djarmati e kishte paralajmeruar se do te vinte edhe nje mbrojtes i majte dhe keshtu ndodhi. Hoxhaj tashme eshte pjes e ekipit shkodran.

Me poshte keni njoftimin e klubit shkodran per firmosjen me kete futbollisr:

“KF Vllaznia bën të ditur nga sot, pjesë e tij është edhe futbollisti Nertil Hoxhaj. Ai luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe do të jetë një element më shumë në dispozicion të stafit teknik.

Hoxhaj vjen tek skuadra kuqeblu pas përvojës së fundit që ka patur në Kosovë me ekipin e Llapit. Me të, është firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Nertil Hoxhaj në gjirin e tij!”