Istanbulspori i shqiptarëve, u mposht me përmbysje 3-2 në duelin e javës së 13-të të Superligës turke përballë Giresunspor, teksa rrugën e rrjetës e gjetën Valon Ethemi në minutën e 18-të dhe Topalli në minutën e 87-të, por në fund ishte skuadra e ish-sulmuesit të Skënderbeut dhe Laçit, Serxhio Zhunior, ajo që festoi fal triumfit 3-2.

Madje futbollisti brazilian që në të kaluarën ka qenë pjesë e Superiores, asistoi te goli i parë i shënuar nga Uladag.

Për sa i përket shqiptarëve të Istanbulsporit, në duelin e sotëm u aktivizua titullar, Rroca, Ethemi dhe Topalli, ndërkohë që në minutën e 66-të u fut në lojë edhe Guri.

Në 12 javë kampionat, Istanbulspori ka regjistruar 8 pikë, duke u renditur në vendin e parafundit.