Situatë kaotike te Lushnja. Dy golat e pësuara në pjesën e parë ndaj Luzit 2008 në sfidën që po zhvillohet në “Roza Haxhiu” kanë bërë që në tribunën qendrore të plasin grushtat dhe shkelmat.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj situate aspak të pranueshme, teksa mësohet se ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Kjo deri sa situata u mor në kontroll nga forcat e rendit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për miqtë.

Nje situate e tille e pakuptimte kuptohet qe vjen edhe nga problemet qe po kalon skuadra e cila ne fakt eshte ndertuar per te qene pretendente por ne fushe po tregon se nuk eshte e tille.