Kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurisha eshte larguar i demtuar nga ndeshja e fundit ndaj Partizanit, por per fat te mire shkalla e demtimit te tij nuk ka qene e madhe dhe kjo ka qetesuar ate dhe stafin teknik.

Megjithese numri 2 i kuqebluve do te jete me skuadren ne Korçe, ai veshtiresi se do ta nise kete ndeshje nga fillimi ngaqe nuk eshte stervitur gjate ketyre diteve, por do te qendroje ne pankine.

Ka patur nje dileme se kush do te luante ne vend te tij, Kruja apo Fangaj? Te pakten nga sa eshte pare gjate ketyre diteve ne stervitje, ne kete pozicion do te luaje Arsid Kruja.

Mesfushori e ka bere edhe me perpara kete detyre dhe si rrjedhoje duket ne “pole position” per te premten, ne nje sfide qe konsiderohet si shume delikate, pavaresisht se luajne ndaj skuadres se vendit te fundit.

E nese per krahun e djathte te mbrojtjes ka patur ka patur deri diku nje dileme, per te majtin nuk ka qene keshtu. Ne mungese te Hakajt, i ndeshkuar me karton te kuq ne ndeshjen e kaluar, do te luaje malazezi Bulatoviç./SHKODRA-SPORT.COM/