12 vjeçaret e KF Shkodra kane bere nje paraqitje shume te mire dhe kane zene vendin e dyte ne turneun nderkombetar “Mimoza Polico Cup 2022” i cili u zhvillua keto dite ne Hercegnovi te Malit te Zi. Ky eshte nje nga turnete me te njohur ne Ballkan per moshat dhe ne edicionin e sivjetem, ekipi shkodran ka marre pjese per here te pare.

Perpos tij pjesmarres jane shume ekipe te shkollave dhe Akademive te njohur nga Bosnja, Kroacia, Serbia e Mali i Zi. KF Shkodra mori pjese me ekipin e datelindjes 2010 (U-12). Duke njohur nivelin e ketij ekipi e ketyre djemve te kesaj moshe te cilet sterviten e drejtohen prej disa viteve nga traineri Rudi Piraniqi pjesemarres per dy vite ne kategorine superiore ne futbollin shqiptar kishim besim per nje paraqitje dinjitoze.

Por ekipi shkodran i kaloi pritshmerite duke bere nje paraqitje te shkelqyer duke fituar duartrokitjet e te pranishmeve e duke marre vleresimet me te mira te organizatoreve, menaxhereve e specialisteve te futbollit. KF Shkodra zuri vendin e pare ne grup duke ju dhene e drejta per te marre pjese ne gjysmefinale te cilen e fitoj me rezultatin 2:0, rezultat ky qe e coi ne finale.

Ne nje atmosfere fantasike ai beri nje paraqitje te shkelqyer dhe ne finale ndaj nje ekipi shume te pergatitur e mjaft cilesor, duke e humber kete finale 2:1.

Duhet thene fjalet me te mira per djemte shkodrane si: Kejvi Isufaj, Regis Sukaj, Ersil Ersi Isufi, Aron Sukaj, Erjon Vajushi, Omar Gucia, Rejan Muca, Ruben Narkaj te drejtuar nga traineri i tyre Rudi Piraniqi, duke dhuruar shume emocione

Mbas turneut u vleresuan nga organizatoret mbrojtesi Regis Sukaj, mesfushori Aron Sukaj dhe dy sulmuesit Erjon Vajushi dhe Omar Gucija duke qene dhe golshenues./SHKODRA-SPORT.COM/