Gazetari i njohur sportiv Irfan Rama ka dhene nje interviste per RTSH Shkodra ku ka analizuar ecurine e Vllaznise se deritanishme, por ka bere edhe nje parashikim per ndeshjen qe ajo do te luaje kete fundjave ndaj Skenderbeut ne Korçe.

“Ajo ndaj Partizanit ishte nje ndeshje e shkelqyer e Vllaznise, beri nje loje shume te bukur, ndonese mbeti me 10 futbolliste ne pjesen e dyte, zhvilloi nje loje te shkelqyer ne te gjitha pikepamjet. Po ta shohesh edhe ne elementet statistikore, veren se Vllaznia ne disa elemente sidomos ne asiste, ne sulmet nga krahet, ne penetrimet e bera, ishte me mire sesa ekipi i Partizanit.

Vllaznia eshte skuadra qe zhvillon futbollin me te bukur, ben futbollin me spektakolar ne Shqiperi. Ka nje lidhje organike ne mes futbollit shkodran dhe konceptit gjerman te futbollit dhe une mendoj se ne ndeshjet e fundit, ai pasi i fundit dhe saktesia para portes kundershtare do te jete me e madhe dhe me efikase, ashtu siç ka qene edhe vjet kur ishte shume prane titullit kampion”- eshte shprehur Rama.

Duke folur nderkohe ne lidhje me vazhdimesine e kampionatit, Rama e sheh serish Vllaznine pretendente: “Pavaresisht diferences prej 12 pikesh me Tiranen e vendit te pare, une e shoh garen e hapur per tre vendet e para. Skuadra shkodrane ka potencialin e duhur te lojtareve, eshte ne nivel te larte tekniko- taktik, ka nje alternim te shkelqyer te lojes se mbrojtjesve dhe mesfushoreve e shume aspekte te tjera, te cilet te japin shprese se do ta arrije objektivin e saj”.

Nderkohe ne lidhje me ndeshjen e rradhes, ate Skenderbeu- Vllaznia, gazetari i njohur sportiv shprehet: “Do jete nje ndeshje shume e forte, por fitoje mençuria, eksperienca dhe dija e trajnerit dhe lojtareve shkodrane”./SHKODRA-SPORT.COM/