Tashmë që jemi në periudhë merkatoje, duket se shumë talente shqiptarë po kërkojnë që të lëvizin që në moshë të re dhe të provojnë fatin e tyre pse jo edhe në kampionatet e moshave në Itali.

Është menaxheri Bruno Dodi që konfirmon se së shpejti do të transferojë, dy lojtarët e talentuar, Kleo Buzdra që luan si mbrojtës qednre dhe është vetëm 17-vjeçar, si dhe Astrit Rama sulmues edhe ky sapo ka mbushur të 17-tat.

Të dy madje kanë qenë pjesë edhe e Komnbëtaresve të moshave dhe së fundmi janë grumbulluar duke lënë gjurmë edhe me U-17 e Shqipërisë.

Të dy shqiptarët kanë lindur në Greqi, e madje janë rritur dhe trajnuar në akademitë e njohura në Greqi, në Olimpiakos, ndërsa tashmë në saj edhe të menaxherit të FIFA-s, Bruno Dodi që ka transferuar shumë shqiptarë dhe me njohje, në Greqi Itali dhe në Ballkan, ata pritet që të kalojnë në kampionatet italiane, madje pjesë e klubit të Palermos.

“Po, është e vërtetë, janë lojtarë të talentuar, ka interes dypalësh, kështu që pistat italiane janë një ardhme e sigurtë sidomos për lojtarët e rinj shqiptarë.

Si Buzdra ashtu edhe Rama mund të luajnë edhe në Seria C, pasi ka interes nga ekipet e Palermos. Në saj të raporteve të dy miqve të mij të shkëlqyer arbëreshë që ju jam mirënjohës, Roasrio Peta dhe Morena Picone, të cilët kanë mundësuar edhe transferimin e të dy talenteve nga Shqipëria”, – tha menaxheri Bruno Dodi për “Vipsport.al”.