Dy trajnerët e ekipeve të moshave të basketbollit të Vllaznisë, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani kanë marrë pjesë së fundmi në një kurs trajnimi për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Një trajnim që do t’i ndihmojë ato për punën e mëtejshme me ekipet që ato drejtojnë.
Një gjë e tillë lajmërohet nga vetë faqja zyrtare e Shoqatës së Basketbollit Vllaznia ku shkruhet:
“Trajnerët e ekipeve të moshave, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, njëkohësisht edhe zv. trajnerë të ekipit të të rriturve, kanë përfunduar me sukses trajnimin:
“Zhvillimi i lojtarëve të rinj dhe integrimi i tyre në ekipet e të rriturve”, të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, me lektor të FIBA-s, Rui Alves, në kuadër të kualifikimit dhe licencimit të trajnerëve”.
Kujtojmë që Gjeçaj këtë vit drejton ekipin U18 të Vllaznisë ndërsa Shabani atë U16 dhe njëkohësisht të dy ata janë ndihmës edhe të trajnerit të ekipit të parë Eni Llazani. Drejtuesit e Shoqatës kanë vendosur t’i kushtojnë një rëndësi të madhe punës me elementin e ri dhe marrja pjesë e këtyre dy trajnerëve në një trajnim të tillë padyshim që do t’i ndihmojë ata në punën e mëtejshme.


