Paraqitjet e mira të bëra me Vllazninë dhe rezultatet pozitive që kjo e fundit po arrin këtë sezon, ka rritur ndjeshëm edhe vlerat e lojtarëve të saj. Mjafton t’u referohemi përditësimeve më të fundit të faqes së njohur “transfermarkt” dhe e konstaton lehtë këtë gjë.
Ajo që të bie në sy është mbi të gjitha është rritja e ndjeshme e vlerës së disa lojtarëve të kësaj skuadre. Spikat mbi të gjithë Mevlan Adili i cili deri para një muaji vlerësohej 200 mijë euro nga kjo faqe, ndërsa sot është futbollisti më i vlerësuar tek Vllaznia me 375 mijë euro.
Në vend të dytë është mesfushori Ardit Krymi që para një muaji vlerësohej 250 mijë euro dhe sot vlera e tij ka shkuar në 325 mijë.
Në vend të tretë janë tre futbollistë me të njëjtën vlerë: 300 mijë euro. Kështu vlerësohet kapiteni Erdenis Gurishta, mesfushori Herald Marku dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj. Edhe të tre këto lojtarë kanë pësuar rritje të ndjeshme të vlerës së tyre.
E nëse kjo ecuri vazhdon deri në fund, me siguri që vlera e lojtarëve të Vllaznisë në treg do të rritet edhe më shumë dhe kjo do të jetë në të mirën e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/