Java e tete e kategorise se pare na dhuroi disa rezultate interesante e ketu perfshihet barazimi i Dinamos ndaj Korabit, duke konfirmuar edhe njehere tjeter momentin jo te mire te bluve. Ashtu siç duhet veçuar humbja e Terbunit ndaj Turbines, e Tomorit ndaj Luzit, nderkohe qe Flamurtari konfirmon formen e shkelqyer me nje tjeter fitore te paster edhe kete jave.

Por nje analize me te detajuar te detajuar te ngjarjeve te kesaj jave, mund te lexoni me poshte analizen e specialistit te futbollit Besnik Duli e bere ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me te gjitha sfidat e kesaj jave:

Flamurtari – 0riku (3-0)

Para se te fillonte ndeshja, favorite per fitore ishte Flamurtari, por pjesa e pare ishte e barabarte edhe ne nivel loje, ku secila skuader u mundua te mbaje topin ne zoterim dhe te organizoje sulme, por pa rrezikshmerine e duhur, edhe pse ekipet u paraqiten mire ne dy fazat e lojes, sidomos ne ate mbrojtese, por gjithsesi pjesa e pare mbyllet me rezultatin 0-0. Duket se Flamurtari eshte me kerkues dhe me ane te nje kombinacioni te bukur shenon ne te 49-ten.

Oriku luan mjaft mire ne mesfushe dhe ne sulm dhe krijon disa raste per gol, por nuk e arrin. Loja ka ritem dhe aksionet pasojne njeri pas tjetrit, por me efikas jane vendasit, qe shenojne ne te 66-ten golin e dyte. Goli i trete vjen ne te 84-ten. Fjale te mira jo vetem per kryesuesit, por edhe Orikun, pavaresisht rezultatit.

Beslidhja – Burreli (1-1)

Te dyja ekipet kane ambiciet per kte takim, me vendosjet taktike jane 4-3-3 per Beslidhjen dhe 4-5-1 per Burrelin. loja ka ritem, me vendasit, qe jane me kerkues dhe kane marre ne zoterim mesfushen, duke qarkulluar topin. Ka aksione te shumta per gol nga te dyja skuadrat. Loja eshte e forte dhe mbrojtjet jane hermetike deri ne 39-ten minute, ku miqte me nje lojtar me pak cojne rezultatin ne 0-1.

Fillimi i pjeses se dyte eshte i Lezhjaneve, qe krijojne raste dhe shenojne ne te 49-ten golin e barazimit. Miqte jan mjaft te qete dhe mbrohen ne te gjitha menyrat per te marre pike nga kjo ndeshje. vendasit kane humbur qetesine dhe me gjithe deshiren dhe lojen qe zhvillojne, nuk jane rezultative para portes matjane, ku dhe shperdorojne shume, me rastin me flagrant, ate te penalltise te humbur ne minuten e 88-te.

Turbina – Terbuni (3-0)

Ekipet jane vendosur me te njejtin formacion, 4-4-2. Kerkojne te jene te kujdeseshme ne veprimet mbrojtese dhe te organizuar ne veprimet sulmuese, ku vendasit kane deshire e grinte me te madhe se miqte dhe jane mjaft ngulmues ne zonen mike, me aksione e kombinacione dhe dalje ne mbivendosje, arrijne te shenojne ne te 15-ten dhe 25-ten. Edhe miqte mundohen te reagojne, por pa arritur te goli. Terbuni kryen zevendesime per te bere diçka me mire, por mbrojtja vendase eshte e kujdesshme dhe arrin te thyeje sulmet e Pukjaneve. Eshte minuta e 73-te, me nje aksion te bukur ku vjen edhe goli i trete, i cili vulos rezultatin e gjithe takimit.


Besa – Lushnja (1-0)

Vendosjet taktike ishin: vendasit 4-3-3 e miqte 4-4-2. Besa zoteroi topin dhe arriti te krijoje shume raste per gol, por qe shperdorohen nga sulmuesi i tyre kryesor Onuh, i cili arrin ne te 31-ten golin e avantazhit, pas nje kombinimi me Hoxhen. Lagunaret nuk kane force, jane larg zones e portes vendase. Vazhdon e njejta loje per kavajasit, qe luajne shtruar e mjaft bukur ne tre repartet, ku rastet pasojne njeri-tjetrin. Duhet theksuar se ekipi mik vetem ne nje rast goditi porten vendase por pa rrezik.


Luzi – Tomorri (2-0)

Te dy ekipet kerkojne fitoren per te konsiliduar pozitat ne renditje dhe trajneret vendosen taktikisht me te njejtin skeme, 4-4-2. Loja fillon e zjarrte dhe mjaft e luftuar ne mesfushe dhe qarkullimi i topit eshte me mendim te qarte nga te dyja skuadrat. Deri ne minuten e 23-te kur vendasit shenojne, çdo gje ishte e barabarte ne menyren e lojes. Tomori kerkon te reagoje dhe te sulmoje ne te gjitha menyrat, por goli nuk shenohet dhe keshtu mbyllet pjesa e pare. E dyta fillon me e luftuar nga te dyja ekipet, edhe pse me te sakte e me ngulmues para porte jane vendasit, qe arrijne te shenojne ne te 53-ten edhe golin e sigurise. Keshtu Tomori goditet edhe me shume nga ana psikologjike dhe eshte i renduar edhe nga pesha e rezultatit.

Korabi -Dinamo (2-2)

Ekipet jane ne fushe me vendosjet taktike: vendasit 4-3-3 e miqte 4-4-2. Secili ekip ka qellim rezultatin pozitiv. Loja fillon e qete dhe me qarkullim te topit ne mesfushe dhe jane vendasit qe ndertojne dy-tre aksione te bukura, por pa arritur te goli. Dinamo kunderpergjigjet dhe ne njerin prej rasteve arrin te shenoje, perkatesisht ne te 35-ten, me Denilson. Loja eshte mjaft e bukur e me faza interesante, ku vendasit jane disi me superiore ne keto minuta te fundit te pjeses se pare, ku dhe arrijne te barazojne ne te 44-ten.

Me e bukur dhe luftarake zhvillohet pjesa e dyte, ku te dyja skuadrat jane hapur dhe luajne vetem per fitore. Jane miqte qe shenojne te paret dhe loja fillon e ashpersohet. Vendasit ne minuten e 67-te marrin te kuq e kur u mendua qe Dinamo do ta kishte te lehte, jane Dibranet qe kane me shume grinte e luajne per cdo gje deri ne fund dhe ne shtese arrijne golin e barazimit.