Dolny Kubin, skuadra sllovake që militon në ligën e dytë të këtij vendi fitoi në javën e 15-të të kampionatit me rezultatin 2-1 kundër Trebisov. Me ekipin fitimtar aktivizohet edhe Elmir Lekaj.

Madje mbrojtësi shkodran shënoi edhe golin e parë të ndeshjes. Për “Shkodra Sport” ai shprehet i gëzuar për këtë gol. Por gjithashtu edhe për suksesin e ekipit e shpreson që të vijojë me performancat e mira.

Lekaj tha: “Ishte goli im i parë në futbollin sllovak e patjetër jam shumë i gëzuar. Performancat e mira të këtyre javëve duket se u shpërblyen me këtë gol. Besoj se jam përshtatur në mënyrën e duhur me kampionatin dhe skuadrën. Për të cilën jam i lumtur që ky gol shërbeu shumë.

Ishte një fitore që duhej për Kubin, ku ndoshta fati nuk ka qenë edhe aq në favorin tonë në këtë periudhë. Uroj që të vazhdojmë në këtë rrugë, me suksese në çdo javë.

Patjetër që edhe unë dua të rri nivelin tim akoma më tepër e të mos kënaqem vetëm me kaq. Është një eksperiencë që po e shijoj dhe dua të marr më të mirën nga kjo aventurë”.
Endri ÇINARI