HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDyndje në tribunën e ‘Elbasan Arena’ gjatë derbit, shkelet protokolli. Pritet dënimi...

Dyndje në tribunën e ‘Elbasan Arena’ gjatë derbit, shkelet protokolli. Pritet dënimi i Partizanit

Përveç tifozëve, derbi mes Partizanit dhe Tiranës ndiqet me shumë interes edhe nga trajnerët e tjerë të Superiores. Janë plot katër trajnerë që kanë ndjekur nga afër ndeshjen e djeshme mes dy skuadrave në “Elbasan Arena”.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, është pranë Tomas Brdariçit. Gjithashtu, prezentë janë edhe trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj, dhe ai i Kukësit, Rraman Hallaçi.

Të 4 këta trajnerë ndjekin nga afër derbin e kryeqytetit, për të kuptuar disi edhe skuadrat, të cilat do t’i kenë kundërshtare në kampionat.

Gjithashtu, prezent në shkallët e stadiumit ka qenë edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Duke parë numrin e të pranishmëve në tribuna, i bie që të jetë thyer protokolli i ndeshjeve.

Ne kete menyre pritet edhe denimi i Partizanit, ashtu siç ndodhi me Vllaznine pikerisht ne ndeshjen ndaj te kuqve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments