Nga këmbët e tij ka ardhur ai kros në minutën e 95-të që do të shkonte fillimisht tek koka e Adilit dhe më pas tek ajo e Hoxhajt që e dërgoi në rrjetë dhe Vllaznia mori një trepikësh me shumë vlerë në Ballsh. Herald Marku ndjehet shumë i kënaqur me këtë gjë dhe e vlerëson shumë këtë trepikësh. Ai ka patur një lidhje direkte me emisionin “Fax Sport” ku është shprehur:

Fitorja ndaj Bylisit ka qenë e vështirë por shumë e rëndësishme për ne, megjithatë tashmë jemi të fokusuar tek ndeshja e rradhës me Kastriotin që është po aq e vështirë sa ajo e mëparshmja. Neve nuk na lejohen gabimet dhe si rrjedhojë do të futemi në fushë me objektivin e vetëm për të marrë fitoren”- ka thënë Marku.

Ai do të luajë të dielën ndaj ish- skuadrës së tij dhe i pyetur në lidhje me këtë çështje, mesfushori i kuqebluve do të shprehej: “Kam shumë shokë e miq tek Kastrioti, jam në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe kuptohet që gjithmonë është emocion të përballesh me ish- skuadrën tënde. Megjithatë ne jemi profesionistë dhe kuptohet që kur futemi në fushë duhet të japim më të mirën për skuadrën tonë”.

Herald Marku po luan sezonin e dytë në Shkodër dhe ndihet jashtëzakonisht mirë për këtë gjë. I pyetur në lidhje me dëshirën e tij të madhe, ai shprehet: “Dëshira ime e madhe është të shpallem kampion me Vllazninë e pastaj të mendoja për një hap tjetër të rëndësishëm jashtë vendit”.

Marku është një shkodran me origjinë por i rritur në Tiranë, megjithatë kjo nuk e ka penguar që në Shkodër të ambjentohet mjaft mirë. Ai është ngacmuar me pyetjen se kush është shoku më i mirë tek Vllaznia dhe numri 10 i kuqebluve është shprehur:

“Kam një marëdhënie shumë të mirë me të gjithë djemtë e ekipit sepse kalojmë shumë kohë bashkë jo vetëm në stërvitje e ndeshje por edhe jashtë kohës së sportit. Megjithatë, më shumë kam marëdhënie të mira me kapitenin Gurishta. Ai është një djalë fantastik, përveçse një kapiten fantastik”./SHKODRA-SPORT.COM/