Kolonia e lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatin kosovar është shtuar së fundi me shkodranin Erjon Vucaj, i cili është prezantuar sot me kampionët e Dritës.

Në këtë ekip Vucaj gjen edhe portierin Edvan Bakaj dhe sulmuesin Eri Lamçja.

Vucaj ishte shumë pranë kalimit te Luftëtari, pasi prishi marrëveshjen me Vllazninë, por klubi gjirokastrite ndryshoi plan.

Mesfushori luajti me bluzinjtë vetëm  në dy ndeshjet e Europa League si i huazuar nga shkodranët.

Po ashtu, Vucaj u përfol edhe për një kalim të mundshëm te Teuta, por tashmë ai është bashkuar me kampionët e Kosovës. Mesfushori shkodran ka luajtur në kampionatin shqiptar edhe me Laçin, Tiranën dhe Flamurtarin.

Klubi nga Gjilani shkruan:

Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshjen me Erjon Vucaj, lojtar që vjen nga kampionati shqiptar. Vucaj luan në pozitën e mesfushorit ku së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Mirë se vjen Erjon! Nuk do të ndalemi me kaq!!!