Pas dy vitesh bashkepunimi te Vllaznia, rruget e gjermanit Thomas Brdariç dhe kroatit Matko Djarmati mund te bashkohen serish. Por tashme jo me ne Shqiperi, por ne nje vend tjeter, pikerisht ne Indi.

Tekniku 47 vjeçar para pak ditesh u zyrtarizua ne pankinen e Chennaiyin FC, por duket se ne kete shtet te larget ai nuk do te punoje krejt i vetem, por deshiron te kete prane nje nga njerezit e tij me te afert.

Pikerisht per kete arsye, burime te ndryshme per “Shkodra Sport” bejne te ditur se ish- trajneri i kuqebluve u ka kerkuar drejtuesve te klubit indian qe te emerojne ne rolin e drejtorit teknik pikerisht Djarmatin, njeriun me te cilin ka punuar gati dy vite te Vllaznia.

Tashme duhet pritur vendimi i tyre nese do ta bejne kete gje apo jo. Po ashtu, edhe nese ata pranojne duhet pare nese Djarmati do te jete i gatshem te lere Shqiperine ku tashme jeton prej vitesh bashke me familjen e tij, per te shkuar ne Indine e larget.

Duhet thene se ne gati dy vite te Vllaznia dyshja Brdariç- Djarmati ka bere nje ndryshim rrenjesor te menyres se punes dhe si rrjedhoje e saj erdhen edhe ndryshimet./SHKODRA-SPORT.COM/