HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE ardhmja e Auron Milotit te Vllaznia vazhdon të mbetet ende një...

E ardhmja e Auron Milotit te Vllaznia vazhdon të mbetet ende një ‘mister’

Vllaznia nuk e ka prezantuar ende zyrtarisht në një konferencë për mediat trajnerin e ri Goce Sedloski dhe pjesën tjetër të stafit. Trajneri maqedonas ka kryer dy stërvitje me ekipin deri më tani, teksa vijon të jetë një enigmë e ardhmja e Auron Milotit te Vllaznia.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion, teksa do të ishte e çuditshme se si palët do të ndanin rrugët në këtë situatë të çuditshme.

Pritet që konferenca e parë për mediat nga ana e trajnerit Sedloski do të jetë ditën e shtunë, para ndeshjes me Erzenin. Pikërisht atëherë pritet të vendoset edhe fati i Miloti në lidhje me Vllazninë.

Ky i fundit eshte pare ne ambjentet e klubit diten qe ka ardhur trajneri i ri Sedloski dhe me pas nuk eshte dukur kund. Ne stervitjet e ekipit nuk duket fare, nderkohe qe burime prane klubit bejne te ditur se ai mund te mbaje nje pozicion te ri.

Gjithsesi çdo gje do te sqarohet shume shpejt

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments