Vllaznia nuk e ka prezantuar ende zyrtarisht në një konferencë për mediat trajnerin e ri Goce Sedloski dhe pjesën tjetër të stafit. Trajneri maqedonas ka kryer dy stërvitje me ekipin deri më tani, teksa vijon të jetë një enigmë e ardhmja e Auron Milotit te Vllaznia.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion, teksa do të ishte e çuditshme se si palët do të ndanin rrugët në këtë situatë të çuditshme.

Pritet që konferenca e parë për mediat nga ana e trajnerit Sedloski do të jetë ditën e shtunë, para ndeshjes me Erzenin. Pikërisht atëherë pritet të vendoset edhe fati i Miloti në lidhje me Vllazninë.

Ky i fundit eshte pare ne ambjentet e klubit diten qe ka ardhur trajneri i ri Sedloski dhe me pas nuk eshte dukur kund. Ne stervitjet e ekipit nuk duket fare, nderkohe qe burime prane klubit bejne te ditur se ai mund te mbaje nje pozicion te ri.

Gjithsesi çdo gje do te sqarohet shume shpejt