Lajmet për të ardhmen e Elseid Hysajt janë kontradiktore ditët e fundit. Është folur shumë për një largim të tij nga Napoli dhe për një kalim të mundshëm në Angli, me shumë mundësi te Çelsi, bashkë me trajnerin Sarri.

Por dikush i familjes napolitane garanton se Hysaj do të qëndrojë. Salvatore Banji, ish-lojtar i shquar i Napolit, aktualisht opinionist, është shprehur i bindur se mbrojtësi shqiptar do të luajë sërish me fanellën e kaltër.

“Do të qëndrojnë në ekip, si Hysaj, ashtu edhe Gulam. Po, ka mundësi që Napoli të marrë Lainer nga Salcburgu, nuk do të ishte një investim i keq.

Trajneri Ançeloti kërkon që çdo rol ta ketë të dubluar në ekip,” – ka thënë mes të tjerash Banji në një intervistë për “Mattino”. /vipsport/