Nuk është diçka e re interesimi që Real Madrid ka shfaqur për Erling Haland.

Sulmuesi i Dortmundit pëlqehet shumë nga spanjollët, të cilët e shohin në qendër të projektit të tyre për të ardhmen.

Prestigjiozja gjermane “Bild” ka nxjerrë një prapaskenë lidhur me një aleat të mundshëm të madrilenëve në këtë operacion.

Kompania e famshme e veshjeve “Adidas”, kërkon të firmosë me norvegjezin dhe përflitet se kanë zhvilluar një mbledhje të fshehtë me të në selinë e tyre.

“Adidas” është një ndër sponsorët kryesorë të Real Madrid dhe mundësia për ta parë lojtarin me fanellën e tyre, do të sillte më shumë të ardhura.