Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE ardhmja e Torreiras, edhe një skuadër tjetër del nga gara

E ardhmja e Torreiras, edhe një skuadër tjetër del nga gara

Gjigantët e Serie A, Napoli, është tërhequr nga gara për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira. Futbollisti nga Uruguai u transferua verën e kaluar te “Topçinjtë” e Londrës, nga skuadra e Sampdoria.

Në këtë 1 vit e gjysmë që është pjesë e skuadrës londineze, Torreira ka kaluar disa vështirësi, ku ka pasur problem më të madh numrin e ndeshjeve të luajtura, kushtet atmosferike dhe ambientimin.

Gjithashtu, edhe anglishtja e Torreiras nuk është përmirësuar aspak dhe agjenti i mesfushorit ka pranuar se e dëshiron një rikthim në Serie A.

Megjithatë, si Milani, skuadër që u interesua e para për firmën e 23-vjeçarit, ashtu dhe Napoli, kanë dalë nga gara. Ancelotti ishte ai që e kërkonte Torreiran te Napoli, por me Gattuson tashmë në pankinë, situata ka ndryshuar./abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments