Mbrojtesi nga Shkupi Mevlan Adili ka mbyllur nje tjeter sezon te suksesshem me Vllaznine duke fituar edhe kupen e dyte ne dy vite e gjysem qe eshte pjese kesaj skuadre.

Ai ishte protagonisti kryesor i suksesit te ekipit shkodran ne finalen ndaj Laçit me ate gol te shenuar ne minuten e 95-te qe i dha fitoren atij ne shifrat 2-1.

Por nderkohe mesohet se bashke me fitimin e se kupes, te merkuren i ka perfunduar zyrtarisht kontratae dyvjeçare qe ai ka patur me Vllaznine. Ne kete kontrate nuk eshte e parashikuar as aktivizimi me kuqeblute ne Kupat e Europes.

Ne keto rrethana, Adili perpos faktit qe eshte duke kaluar disa dite pushimi prane familjes se tij ne Maqedonine e Veriut, po sheh edhe ofertat e tjera. Ashtu siç po çon nder mend edhe nje rinovim me kuqeblute.

Burime prane lojtarit bejne te ditur ekskluzivisht per “Shkodra Sport” se numri 4 i kuqebluve ua ka bere te qarte drejtuesve te Vllaznise se ne Shqiperi nuk do te ulet te bisedoje me asnje ekip tjeter perveç tyre.

Ai eshte ne pritje te ofertave si nga vendi i tij, por kryesisht nga vende te tjera, per te kapur nje kontrate te mire dhe per ta vazhduar karrieren e tij andej. Ne keto rrethana, per momentin Mevlan Adili e ka te paqarte te ardhmen e tij./SHKODRA-SPORT.COM/