Mesi mund të rikthehet te Barcelona dhe ky nuk është vetëm një aludim i mediave spanjolle. Këtë e ka konfirmuar trajneri i katalanasve, Xavi.

Ky i fundit u shpreh se ka komunikim me argjentinasit për ta bindur që të kthehet sërish në Spanjë.

“Nuk është koha për të folur për rikthimin e Mesit. Unë flas shumë me të se është mik i imi, por nuk është ky momenti.

Po e diskutojmë çështjen dhe shpresoj që ta shoh atë të kthehet sërish në shtëpi.

Unë do të isha shumë i lumtur nëse ai do të kthehej.

Por tani po luftojmë për titujt dhe nuk jemi në kohë merkato”, tha Xavi.