Nje prej tifozeve shkodrane me te zjarrte te ekipit te Vllaznise eshte edhe Enkeleid Omi. Ky i fundit, i cili jeton ne Angli prej vitesh, i ka mbeshtetur kuqeblute shpesh here ne ndeshjet nderkombetare, brenda dhe jashte vendit.

Madje, kujtojme se Enkeleid Omi, se bashku me te vellain e tij, Taulant Omi dhe nje grup tjeter tifozesh, shoqeruan ekipin e Vllaznise ne futboll per femra ne te gjitha ndeshjet e luajtura ne transferte per UEFA Women Champions League, pikerisht ne Paris, ne Londer dhe ne Madrid, duke mbeshtetur skuadren e tyre te zemres.

Poashtu, ai sa here qe viziton Shkodren, eshte gjithmone i pranishem ne shkallet e stadiumit “Loro Borici” per te ndjekur ekipin e tij te zemres, Vllaznine. Prandaj, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar me Omin per te percuar me tej edhe emocionet e tij, pritshmerite dhe njekohesisht edhe ankthin me te cilin ai i perjeton ndeshjet e Vllaznise.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Omi ka folur rreth situates aktuale qe eshte tek Vllaznia, menyres si e ka pritur ai ndryshimin e stafit teknik dhe njekohesisht, duke folur edhe per te ardhmen e ekipit kuqeblu. Me poshte, mund te lexoni edhe pergjigjet e pyetjeve qe ai ka dhene per gazetarin Maringlen Zhivani.

-Omi, si e keni pare situaten aktuale te Vllaznia, besoj se keni qene shume i pakenaqur gjate kesaj periudhe apo jo? Te pakten, deri ne kete pike te kampionatit flasim gjithmone, si e shikoni ju?

Ne fakt, kemi pasur mundesi te ishim ne vend te pare, duke marre parasysh se kemi humbur me ekipe teper te vogla dhe natyrisht qe, jam i pakenaqur ne vendin ku jemi sot. .


-Si e keni pare kete ekip gjate ketij sezoni, mendoni se e ka pasur organiken e tille qe te kete kaq ecuri te dobet ne kampionat?

Te them te drejten, e kam menduar se do te ecin mire dhe prape e mendoj, sepse fundja me qan zemra. Realisht, nuk di si te pergjigjem me shume ne kete pyetje, pasi pritshmerite i kemi pasur me te medha normalisht.

-Kalojme pak te trajneri i meparshem Josa, a ishte disi i vonuar shkarkimi i teknikut kryeqytetas ne kendveshtrimin tuaj?

Josa si futbollist me ka pelqyer shume, aq sa e mbaj mend si femije. Si trajner eshte personi qe nuk duhej te ishte ne stolin kuqeblu, sipas mendimit tim.

-Gjate ketij sezoni, ju ka bindur loja qe ekipi ka bere nen drejtimin e Joses dhe a mund te ishte bere me mire ne shume aspekte?

Tani, futbollistet a i jane bindur taktikave te Joses apo Josa nuk ka ditur te sjellet me futbollistet, nuk mund ta them, por po te ishin marre vesh te dyja palet, besoj se do kishim qene me mire ne tabele.

-Omi, si tifoz qe e ndjekni Vllaznine prej vitesh, çfare ju ka zhgenjyer me teper kete sezon?

Arroganca e disa futbollisteve qe e mbajne veten si femra “top modele” qe kujdesen me shume per te rregulluar floket se sa per te derdhur djersen per ekipin. Emra nuk po kam deshire te jap. Besoj me kuptoni.

-E fundit Omi per ta mbyllur, si e shikoni te ardhmen e Vllaznise tashme nen drejtimin e Auron Milotit, mendoni se
ky ekip do te rikthehet tek ecuria pozitive, duke nisur nga ndeshja e rradhes me Bylisin?

Milotin e njoh pak, por une e mbeshtes si nje djal i qytetit tone qe me mish e me shpirt, ka per te bere me shume se nje trajner qe eshte jo nga Shkodra. Ecuria pozitive do te jete besoj ne vazhdim, ku me e pakta deshiroj Kupen dhe normalisht edhe yllin ne fanelle, qe ka vite qe e presim dhe qe me shume pune e fat mund t’ia dalim.
Maringlen ZHIVANI