Sporti i tenisit ne Shkoder po merr permasa gjithnje e me te medha. Pas perfundimdit edhe te kompleksit “Adriatik Tennis Park”, numri i aktiviteteve qe zhvillohen po shtohet çdo dite dhe pjesmarres ne to jane edhe shume te rinj nga e gjithe Europa.

Keshtu ka ndodhur se fundi ne nje turne te 12 vjeçareve qe u zhvillua aty, ne te cilin kane marre pjese nje numer i madh sportistesh. Nderkohe diten e sotme ka qene i pranishem ne kete turne edhe kryetari i Bashkise Shkoder Bardh Spahia.

Ai ka ndare edhe kupat e vene nga organizatoret per sportistet me te mire te ketij aktiviteti. Vete kryebashkiaku Spahia permes nje postimi ne faqen e tij shkruan:

“Tennis Europe Junior Tour U -12” na dhuroi ndeshje të bukura dhe plot emocione për 5 ditë me radhë në qytetin e Shkodrës. Një organizim për ‘tu përgëzuar i “Adriatic Tennis Park” , Federatës Shqiptare të Tenisit, “Shkodra Tennis Club dhe Tennis Europe me mbështetjen e Bashkisē Shkodër.

Pata kënaqësinë të ndaja kupat për fituesit e këtij turneu dhe njëkohësisht të përgëzoja organizatorët që po na dhurojnë në vazhdimësi turne kaq të rëndësishme ndërkombëtare, që e kanë kthyer Shkodrën në fokus të vemendjes evropiane e më gjërë.