Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përmbyllur me sukses kursin e parë për përgatitës atletikë për vitin 2023, ku u diplomuan 21 trajnerë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova.

Ne mes te diplomuarve ne kete kurs te fundit eshte edhe nje shkodran, pikerisht Rudi Piraniqi i cili prej vitesh punon e drejton tek Akademia e KF Shkodra. Ai perpos licensave te trajnerit qe ka marre me perpara, tashme ka ne dosjen e tij edhe nje tjeter license, ate te pergatitesit atletik.

Ky kurs që nisi në muajin janar të këtij viti zgjati tre muaj, me rreth 100 orë në total dhe në ndryshim nga edicionet e kaluara, veç lektorëve shqiptarë, studentët e regjistruar kanë pasur mundësinë të mësojnë edhe nga profesorë të përgatitjes atletike nga Italia, por edhe nga vende të tjera të Euroës.

Gjithashtu, edhe përgatitësit atletikë të licencuar nga FSHF, të cilët punojnë në klubet shqiptare kanë ndarë me studentët e këtij kursi eksperiencat e tyre në këtë profesion.

Ditën e sotme u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së diplomave për 21 pjesëmarrësit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, teksa të pranishëm ishin drejtuesi e Sektorit të Edukimit në FSHF, Sulejman Starova, si edhe trajneri i përgatitjes atletike, Iris Selimi.