Tek Vllaznia e kane marre seriozisht nisjen e punes per sezonin e ri edhe te Akademia. Puna per seleksionimin e me te mireve per te gjithe ekipit, ka nisur me ate te U19 ku ka patur dyndje lojtaresh dhe per te seleksionuar me te miret eshte zhvilluar nje ndeshje kontrolli.
Secili prej lojtareve eshte vleresuar nga grupi i trajenreve te Akademise por ky nuk do te jete i vetmi vleresim sepse te merkuren do te kete nje tjeter ndeshje kontrolli dhe vleresimi do te behet edhe nga drejtori Djarmati dhe trajneri Brdariç.
Ja njoftimi i klubit shkodran ne faqen e Akademise:
@Ditën e sotme në zyrat e KF Vllaznia është bërë numërimi i vlerësimit të bërë nga trajnerët e Akademisë Vllaznia në përzgjedhjen e grupit të lojtarëve që do të formojnë ekipin U19 për sezonin e ri.
Në prani edhe të sponsorit Xhaferi, dy drejtuesit e Akademisë Hoxha e Neziri, por edhe dy trajnerët e këtij ekipi Zmijani e Kola, kanë parë vlerësimet e bëra për secilin prej futbollistëve që është testuar në ndeshjen e kontrollit të së shtunës.
Por ky nuk do të jetë vlerësimi përfundimtar. Ditën e mërkurë, do të ketë një ndeshje tjetër kontrolli ku do të votojë edhe drejtori sportiv Djarmati dhe trajneri i ekipit të parë Brdariç.
Në fund, do të mblidhen vlerësimet e të gjithëve dhe do të caktohet 25-shja përfundimtare e Vllaznia U19 për sezonin e ri”